Sport

Benitez nuk është i interesuar për ta marrë drejtimin e Napolit

Rafael Benitez nuk është i interesuar të marrë drejtimin e klubit italian Napoli, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet nga posti i kryetrajnerit të Napolit dhe pronari i klubit italian Aurelio de Laurentiis është i interesuar ta sjellë Benitezin.

Mirëpo, spanjolli Benitez nuk është i interesuar ta marrë Napolin në këtë fazë dhe Laurentiisit do t’i duhet të kërkojë opsione diku tjetër.