Sport

Guardiola: Jam i kënaqur, por duhet të ishim më efikas

 

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Borussia Moenchengladbachut. City triumfoi 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Championsit, duke bërë hap të madh para drejt çerekfinales.

“Në përgjithësi ishte përformancë e mirë. Kemi kontrolluar ndeshjen. Fatkeqësisht nuk ishim ‘vrasës’ kur ishim në raste një kundër një me portier. Duhet të përmirësohemi në këtë. Ndeshja e parë gjithmonë është më e vështirë, por duhet të jemi më efikas. Në këtë garë duhet të jesh perfekt që të sigurosh kalimin tutje.”, ka thënë Guardiola për DAZN.