City shënon dy gola në Hungari ndaj Monchengladbachut

City shënon dy gola në Hungari ndaj Monchengladbachut
Falë golave nga Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, Manchester City është afër kalimit tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola kaluan në avantazh pas afër gjysmë ore lojë nëpërmjet Bernardo Silvas. Portugezi Silva (29’) e shfrytëzoi harkimin e mirë të bashkëkombësit të tij, Joao Cancelos.
Në pjesën e dytë, ishte vetë Silva që asistoi për sulmuesin Gabriel Jesus (65’).
Ndeshja e parë u zhvillua në Pushkash Arena të Budapestit.
Monchengladbach 0-2 Manchester City - Gabriel Jesus 65' from r/soccer
Silva i siguron Cityt epërsinë në pjesën e parë
Skuadra e Manchester Cityt është në epërsi pas 45 minutave të parë kundër Borussia Moenchengladbachut.
Në ndeshjen që po luhet në Hungari, City kaloi në epërsi në minutën e 29-të. Ishte portugezi Bernardo Silva, ai që shënoi me kokë pas harkimit të bashkëkombasit të tij, Joao Cancelo. Kjo ndeshje është e parë në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Monchengladbach 0 - [1] Manchester City - Bernardo Silva 29' from r/soccer
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Zhbllokohet “El Classico”, Benzema shënon gol të mrekullueshëm

Zhegrova realizon dy gola të shpejtë për Baselin

Prishtina mposht Bashkimin, dy ekipet ne plejof

Dortmund fiton dramën ndaj Stuttgartit

Chelsea fiton bindshëm ndaj Palaces

Milani kthehet te fitorja

Trepça humb nga Ponte, rrezikon plejautin
Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Aston Villës

Duro: Të papriturat na bëjnë më të fortë
Bayerni barazon me Union Berlinin

“Kur e ke Koliqin në portë, nuk mund të mposhtesh”
