Sport

Rodgers beson në kualifikimin e Leicesterit

Trajneri i Leicster Cityt, Brendan Rodgers, beson se skuadra e tij mund ta kalojë Slavia Praguen në Ligën e Evropës. Rodgersi beson se një sukses i tillë do të arrihet edhe pa James Maddisonin, njërin prej futbollistëve më të mirë në ekipin e tij.

Maddison do të mungojë të enjten për shkak të një dëmtimi në ijë.

“Ne mbështetemi te grupi. Kemi lojtarë shumë të mirë që mund të hyjnë në lojë dhe besoj se me lojtarët të cilët i kam në dispozicion mund të kualifikohemi”, ka thënë Rodgers.

Ndeshja e parë ndërmjet Slavia Pragues dhe Leicester Cityt e zhvilluar javën e kaluar në kryeqytetin e Republikës së Çekisë, përfundoi pa gola.