Sport

Ibrahimoviqi mund t’i prijë sulmit të Suedisë në Prishtinë

Ibrahimoviqi mund t’i prijë sulmit të Suedisë në Prishtinë
Foto: AP
 

Stokholm, 24 shkurt – Ylli i gjigantit italian, Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, mund të kthehet te Përfaqësuesja e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror “Katari 2022”. Mundësinë e kthimit të Ibrahimoviqit te Suedia nuk e ka përjashtuar as përzgjedhësi suedez Janne Andersson.

Ai në një intervistë dhënë të mërkurën për “Expressen” ka theksuar se më 16 mars do të marrë një përgjigje përfundimtare nga Ibrahimoviqi. Suedia ndeshjen e parë në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm e luan ndaj Gjeorgjisë më 25 mars në shtëpi, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.