Sport

Tuchel: Rezultati është fantastik, ashtu si goli

Tuchel: Rezultati është fantastik, ashtu si goli
 

Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel, është ndarë shumë i kënaqur me fitoren 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Olivier Giroud me gol të bukur vendosi sfidën në Bukuresht.

“Rezultat fantastik, gol fantastik. Fitore e merituar. Ne kemi dashur të dominojmë në gjysmëfushën e kundërshtarit, të mos humbim koncentrimin. Kemi synuar mos të bëjmë gabime dhe gjithnjë të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve. Ishte një paraqitje shumë e disiplinuar. Është rezultat i punës së madhe, punës ekipore. Puna ekipore solli fitoren e madhe”, ka thënë Tuchel, që po ka fillim të jashtëzakonshëm të karrierës te Chelsea.