Sport

Giroud: Fitorja ishte e merituar

Sulmuesi francez, Olivier Giroud e ka vlerësuar të merituar fitoren 1:0 të Chelseat ndaj Atletico Madridit. Supergoli i Giroudit e vendosi sfidën e Championsit.

“Kemi ardhur këtu me synim të qartë për të fituar ndeshjen, për të luajtur lojën tonë. E kemi ditur se si mund t’i paraqesim Atleticos telashe me paraqitjen tonë ofenzive. Ne kemi qenë të fortë në mbrojtje dhe jemi shumë të lumtur me fitoren. Ishte një fitore e merituar sonte”, ka thënë Giroud për BT Sport.

“Ne e dimë rëndësinë e një goli si mysafir në kupa evropiane. Për këtë jam i lumtur që ndihmova ekipin të fitoj ndeshjen. E kemi menaxhuar ndeshjen mirë dhe kishim besim. Kishim përballë një ekip shumë të mirë, por ishim të vendosur dhe e kemi ditur forcën kryesore të Atleticos. Duhet të mbesim të fokusuar dhe të kompletojmë punën. Ne kishim besim në kualitetet tona. Nuk e di çka të mendoj për golin. Isha i fokusuar për të goditur topin dhe i lumtur që e pash atë në rrjetë”, ka theksuar Giroud.