Atletico Madridi dhe Chelsea po barazojnë pa gola pas pjesës së parë të ndeshjes së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja po luhet në Arena Nationala në Bukuresht të Rumanisë. Atletico është vendase, por për shkak të kufizimeve në udhëtimin nga Britania e Madhe për në Spanjë, ndeshjen e ka organizuar në Bukuresht. Spanja ka vënë kufizime për shkak të pandemisë.