Bayerni me një këmbë në çerekfinale

Bayerni me një këmbë në çerekfinale
Bayerni thuajse e ka përfunduar punën për kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, Bayerni të martën mbrëma fitoi thellë në udhëtim ndaj Lazios. Ndeshja e luajtur në “Olimpico” në Romë, përfundoi 4:1 në të mirë të skuadrës gjermane.
Bayerni është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve dhe ka fituar gjithë trofetë e mundshëm. Me paraqitjen që kishte të martën vlerësohet pretendent për tjetër trofe në Champions, ndonëse në Bundesligë ka pasur telashe së fundi.
Vedat Muriqi, Thomas Strakosha dhe Marco Alia kanë qëndruar në stol te Lazio.
Bayerni shënon golin e katërt, Lazio të parin
Bayerni po e shkatërron Lazion në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Championsit. Me të nisur pjesa e dytë në Olimpico, Bayerni ka shënuar për 4:0. Por është përgjigjur Lazio që ka realizuar për 4:1.
Pas një kundërsulmi, Leroy Sane shpërtheu në krahun e majtë. Ai dërgoi topin në zonë, ndërsa Francesco Acerbi shënoi autogol në tentim për ta larguar topin.
Joaquin Correa shënoi për 4:1 në minutën e 49-të.
Shënon edhe Sane, Bayerni drejt fitores bindëse në Romë
Leroy Sane ka shënuar tjetër gol të Bayernit për epërsinë bindëse ndaj Lazios. Në ndeshjen në Olimpico të Romës, Bayerni po udhëheq 3:0 pas pjesës së parë. Sane realizoi golin e tretë në minutën e 42-të.
Futbollistët e Lazios vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë nisën të sulmojnë më seriozisht. Por skuadra italiane mori goditjen e radhës përmes Sanes. Me këtë rezultat pjesa e dytë, por edhe ndeshja e dytë mund të shndërrohen në formalitet.
Bayerni është fitues në fuqi i Championsit. Ndeshja në Romë është e para e 1/8 së finales.
Lazio 0 - [3] Bayern Munich - Leroy Sane 42' from r/soccer
Musiala rrit epërsinë e Bayernit
Bayerni po shkon drejt një fitoreje të thellë ndaj Lazios në Olimpico të Romës. Pas Lewandowskit, ka realizuar edhe Jamal Musiala.
17-vjeçari ka shënuar për 2:0 në minutën e 24-t. Ai realizoi me goditje të saktë pas një aksioni të rrjedhshëm të Bayernit.
Lazio 0 - [2] Bayern Munich - Jamal Musiala 24' from r/soccer
Lewandowski kalon në epërsi Bayernin
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka vazhduar me formë të lartë te Bayerni. Ai shënoi golin e epërsisë për skuadrën gjermane në ndeshjen ndaj Lazios. Ndeshja e parë e një të tetës së finales së Championsit po luhet në “Stadio Olimpico” të Romës.
Lewandowski në minutën e nëntë shfrytëzoi maksimalisht një gabim në mbrojtjen e Lazios. Ai kaloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:0 në të mirë të Bayernit.
Lazio 0 - [1] Bayern Munich - Robert Lewandowski 9' from r/soccer
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Chelsea kërkon Donarumman

Unitedi insiston për Varanen

Liverpooli në garë për Mandin

Laccazete do të largohet nga Arsenali

Interi interesohet për Tellesin

“Shtëpia e tretë”, e pafat për Arbërinë

Vdiq ish-futbollisti i Liverpoolit, Ian St.John

Humbja e re nga Rahoveci nuk e largon Yllin nga synimet

Fitorja e pestë rresht për Paqaradën

Fitore e rëndësishme për Evertonin

Real Madridi merr vetëm një pikë ndaj Sociedadit
