Sport

Fitorja e 19-të për Besa Famgas

Hendbollisti i ri, Yll Muqolli, ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequs skuadrën pejane, Besa Famgas, drejt një fitoreje tjetër në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të javës së parë të Superligës A, përkatësisht javës së 19-të kampionale, Besa të martën mbrëma e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me shifrat 47:25. Muqolli u shqua me efikasitet në këtë ndeshje, ndërsa një gol më pak se ai e kishte Drilon Tahirukaj (9). Te Vëllaznimi u dalluan Florian Rexha me tetë gola dhe Mali Luzha me gjashtë. Kampionia në fuqi, Besa Famgas, ka kohë që po e dominon hendbollin kosovar. Këtë edicion i ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i gjashti, përkatësisht i fundit në Superligën A me 15 pikë.