Shtatlarti Darko Tofiloski është portier i ri i Trepçës ’89, ka njoftuar klubi mitrovicas të martën mbrëma.
35-vjeçari së fundi ishte i lirë, ndërsa në edicionin 2019/2020 ishte pjesë e Dritës së Gjilanit. Në pjesën e dytë të kampionatit të kaluar kryesisht qëndroi në stol.
Gjatë vitit 2020 kishte luajtur vetëm dy ndeshje kampionale, të parën dhe të fundit.
Pas largimit nga Drita, Tofiloski nuk kishte skuadër.
Ai ka një paraqitje për Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si Pobeda, Schaffhausen, Koshice, Ruzhomberok, Dunajska Streda, Alashkert, Pobeda e Drita.