Sport

Nga golat ndaj Bayernit, te lidhja me Kosovën – Mërgim Berisha flet për KOHËN

Nga golat ndaj Bayernit, te lidhja me Kosovën – Mërgim Berisha flet për KOHËN
 

Mërgim Berisha ka shpërthyer këtë edicion. Ndër të tjera, ka realizuar dy gola në Champions ndaj Bayernit. Në ndeshjen e fundit kishte plot katër asistime, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luan të enjten dhe e vlerëson shumë të rëndësishme. Berisha është i fokusuar te Salzburgu austriak, ndërsa beson se me Gjermaninë U21 do të ketë suksese në Evropianin e këtij viti. Berisha në një intervistë për KOHËN ka treguar se mban lidhje të forta me Kosovën

Prishtinë, 23 shkurt – Të dielën Mërgim Berisha nuk shënoi gol në fitoren e Red Bull Salzburgut, në derbin më të madh të Austrisë ndaj Rapidit të Vjenës. Por 22-vjeçari, që po kalon formë të lartë, u shqua me diçka tjetër – me asistime. Ai asistoi në të gjithë katër golat e Salzburgut në fitoren 4:2.