Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdes nga kanceri futbollisti i ri i Atalantas

Futbollisti i ri i Atalantas, Willy Ta Bi, ka humbur betejën me kancerin në moshën 21-vjeçare.

Klubi nga Serie A e Italisë ka njoftuar se Ta Bi ka vdekur këtë mëngjes. Ish-reprezentuesi i grupmoshave të reja të Bregut të Fildishtë në muajt e fundit ishte kthyer në vendlindje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidenti Antonio Precassi dhe gjithë familje e Atalantas janë thellësisht të prekur nga vdekja e Willy Braciano Ta Bi-s. Një fat i rëndë ndërpreu ëndrrën e tij që nisi me fanellën e Atalantas në janar të vitit 2019”, ka shkruar Atalanta në faqen zyrtare.