Raphael Guerreiro mund të transferohet te Barcelona. Mbrojtësi i krahut të majtë është duke u pëlqyer nga drejtuesit e klubit spanjoll.
Sipas mediave spanjolle, trajneri Ronald Koeman, e sheh Guerrerion si përforcim ideal në fazën e mbrojtës.
27-vjeçari është pjesë e Dortmundit, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai këtë sezon me skuadrën gjermane ka 19 paraqitje në Bundesliga, duke realizuar tre gola dhe nëntë asistime.