UEFA ka nisur hetimet në lidhje me incidentin në Beograd në ndeshjen mes Crvena Zvezdës dhe Milanit, ku pretendohet se ishte fyer ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.
UEFA në faqen zyrtare ka njoftuar se kanë filluar hetimet disiplinore në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës, por nuk ka cekur saktësisht se për çfarë po hetohet, vetëm se ka thënë se më tepër do të bëhet e ditur me kohë.
Crvena Zvezda ka barazuar 2:2 kundër Milanit, ndërsa gjatë ndeshjes ishte fyer Ibrahimoviqi. Klubi nga Beogradi i kishte kërkuar falje Ibrahimoviqit dhe ka thënë se do të gjenden fajtorët e do të sanksionohen.