Sport

Rashica startues në humbjen 4:0

Milot Rashica ka startuar te Werder Bremeni por nuk ka pasur mbrëmje të suksesshme. Werderi pësoi të dielën 4:0 nga Hoffenheimi, në kuadër të Bundesligës gjermane.

Sulmuesi i Kosovës, Rashica, luajti deri në minutën e 69-të. Ai është stabilizuar në përbërjen bazë të Werderit pas sanimit të një lëndimi.

Werder Bremeni është i 12-ti me 23 pikë nga 21 ndeshje.