Sport

Unitedi kërkon yllin e Aston Villas

Unitedi kërkon yllin e Aston Villas
Foto: AP
 

Manchester Unitedi nuk ka hequr dorë nga Jack Grealish. Mesfushori anglez që po shkëlqen te Aston Villa, është duke u kërkuar me ngulm nga “Djajtë e Kuq”.

Grealish së fundmi ka vazhduar kontratën me Aston Villan, deri në vitin 2025. Por përkundër kësaj krerët e klubit të Unitedit, janë duke tentuar ta bindin lojtarin të transferohet në “Old Trafford”.