Bayern Muencheni ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez të RB Leipzigut, Dayot Upamecano.
Upamecano do t’i bashkohet klubit bavarez në korrik të këtij viti, ndërsa ai ka firmosur kontratë pesëvjeçare.
“Jemi të lumtur që kemi qenë në gjendje ta transferojmë Dayot Upamecanon. Ne jemi të bindur se ai do të jetë anëtar shumë i rëndësishëm i skuadrës sonë në vitet në vijim”, ka thënë anëtari i bordit të Bayernit, Hasan Salihamidzhiq.