Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli ka shënuar gol për t’i siguruar një pikë skuadrës së Reimsit. Reimsi të shtunën mbrëma barazoi 1:1 në shtëpi me Lensin, në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1 të Francës.
Zeneli shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, ndërsa Lensi barazoi shifrat në pjesën e dytë. Reprezentuesi i Kosovës ka tri gola këtë edicion në kampionatin francez. Zeneli luajti deri në minutën e 87-të ndërsa Valon Berisha qëndroi në stol.