Sport

Prishtina e nis me fitore edicionin pranveror

Prishtina ka shënuar fitore të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur Drenicën me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që shënuan nga një gol.

Në minutën e 13-të, Alban Shillova, gjuan bukur brenda zonës dhe realizon me lehtësi për epërsinë prej 1:0. Në minutën e 45-të skuadra nga Skenderaj, barazoi rezultatin në 1:1 me golin e shënuar nga Denisson Silva.

Pjesa e dytë u dominua nga vendasit të cilët shënuan edhe dy gola.

Në minutën e 61-të Leonit Abazi, përfiton nga një gabim portierit Arion Ymeri dhe rikthen epërsinë e Prishtinës, në 2:1. Kryeqytetasit shënuan edhe në minutën e 70-të me Gentijan Muça, që shënoi me kokë për 3:1.

Pas kësaj fitoreje kryeqytetasit mbesin në pozitën e tretë me 35 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e nëntë me 19 pikë.