Granit Xhaka me Arsenalin do të luajë në terrene neutrale në Ligën e Evropës.
Takimi i parë i Arsenalit me Benfican në 1/16 e finales së garës së dytë më të rëndësishme për klube do të luhet në Romë.
Në fakt, UEFA ka vendosur që edhe ndeshja kthyese e “revolveristëve” të luhet në Greqi, në stadiumin e Olympiacosit.
Këto lëvizje të dueleve kanë qenë të detyruara për shkak se Anglia dhe Portugalia kanë rregulla të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.