Sport

Milani synon Belotttin

Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është shënjestra kryesore e skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të verës, ka shkruar të premten gazeta italiane “Tuttosport”. Mësohet se Milani po insiston në transferimin e Belottit që e sheh si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Belotti 27-vjeçar mund të largohet nga Torino për një ofertë mbi 30 milionë euro dhe Milani është i gatshëm ta bëjë një investim të tillë për sulmuesin e Italisë. Belotti këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Torino, me 11 gola e gjashtë asistime në 20 paraqitje në Serie A. Ai ka kontratë deri në vitin 2022 me Torinon, ekip të cilit iu bashkua nga Palermo në vitin 2015. Belotti gjithashtu ka edhe dhjetë gola në 31 ndeshje me Përfaqësuesen e Italisë.