Sport

City heq dorë nga Martinez, kthen sytë kah Haalandi

Manchester City i ka dhënë fund interesimit të tij për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, pasi ai thuhet se është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me Interdin, raportoi të martën “Eurosport”. Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola tani synon ta bind Erling Haalandin e Borussia Dortmundit.

Sulmuesi i talentuar norvegjez me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Vlera e Haalandit në treg është 100 milionë euro, ndërsa këtë edicion në 22 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar po aq gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.