Sport

Mediat italiane thonë se Costa po shkon drejt Premier Leagues

Mediat italiane thonë se Costa po shkon drejt Premier Leagues
 

Douglas Costa do të rikthehet te Juventusi. Sulmuesi brazilian që është i huazuar te Bayern Munichu, nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij. Por Costa, nuk pritet të mbetet as te Juventusi.

Sipas mediave italiane për sulmuesin e krahut interesim ka shprehur Leed Unitedi. Trajneri Marcelo Biesla, thuhet se ka pasur një bisedë me lojtarin të cilin po kërkon ta bind të transferohet në Premier League. Për Costan interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze West Hami.