Sport

Grealishi vendos për të ardhmen

Grealishi vendos për të ardhmen
Foto: AP
 

Jack Grealish është pranë vazhdimit të kontratës me Aston Villan. Mediat angleze të dielën kanë raportuar se 25-vjeçari do t’i qëndrojë besnik ekipit.

Grealish ka kontratë deri në vitin 2025, por klubi i ka ofruar kontratë edhe për dy vjet të tjera. Për anglezin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Chelsea dhe Manchester Unitedi.