1 perditesime
19:47

Rexhbeçaj shënon edhe golin e dytë ndaj Gladbachut

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar edhe golin e dytë në përballjen me Monchengladbachun.

Ai shënoi në minutën e 55-të për të kthyer epërsinë te Koelni, pasi më herët Gladbachu barazoi rezultatin.

Me rezultatin 2:1 u mbyll ndeshja.

 

 

18:43

Rexhbeçaj realizon ndaj Monchengladbachut

Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar të shtunën gol në ndeshjen të cilën skuadra e tij, Koeln, po e realizon ndaj Borussia Monchengladbachut në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj realizoi në minutën e tretë golin e epërsisë për skuadrën e tij, që në këtë ndeshje po luan si mysafire.

Ishte ky goli i tij i katërt këtë sezon në Bundesligë.