Sport

Debutimi i Mustafit te Schalke vendoset të premten

Descriptive Text

Transferimi i ri i Schalkes, Shkodran Mustafi, do të mbetet në karantinë edhe në ditën e premte.

Kjo i është thënë klubit të Schalkes të enjten pas konsultimit që e pati me departamentin e shëndetësisë në Gelsenkirchen, shkruan “Sky Sport” i Gjermanisë.

Kampioni i Botës në vitin 2014 do të lejohet të dalë nga izolimi vetëm kur të vijë koha e ushtrimeve të cilat do t’i kryejë i vetëm, i ndarë nga pjesa e ekipit.

Pas konsultimit me Departamentin e Shëndetësisë në Gelsenkirchen, klubi do të njoftojë rreth zhvillimeve të Mustafit.

Ai pritet të jetë i pranishëm në duelin kundër Leipzigut që zhvillohet të shtunën, por ende nuk ka asgjë zyrtare.