Sport

Laporte nuk përjashton mundësinë e largimit nga City

Foto: Reuters

Aymeric Laporte ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës. Mbrojtësi francez është i lumtur te Manchestr City, por ka lënë të kuptohet se nëse nuk ka shumë hapësirë te City, do të largohet.

“Për momentin jam këtu, do të luaj, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam i lumtur te Manchester City, gjithmonë mendoja se do të kaloja shumë vite këtu. Shpresoj ë kjo të ndodhë. Unë do të shoh se çfarë do të ndodhë nga tani deri në fund të sezonit, por tani jam i lumtur”, ka thënë Laporte për “BT Sport”. Laporte është te City që nga vera e vitit 2018. 26-vjeçari me skuadrën angleze ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur vetëm 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.