Sport

Kreu i LO “Tokio 2020”, Mori, kërkon falje për përdorim të gjuhës seksiste

Kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Yoshiro Mori, ka kërkuar falje se ka përdorur gjuhë seksiste, ndërsa është bërë thirrje për dorëheqjen e tij, raporton BBC.

Mori 83-vjeçar, ka tërhequr komentet, por ka thënë se nuk planifikon të jap dorëheqje.

Shefi kishte thënë më herët se gratë flasin tepër dhe se takimet me gratë që janë në bordin e drejtorëve marrin “shumë kohë”.

Ai po fliste në takimin e Komitetit Olimpik të Japonisë të mërkurën.

Bordi aktual i Komitetit Olimpik të Japonisë ka 24 anëtarë, prej tyre pesë gra.

“Nëse rrisim numrin e grave në bord, atëherë duhet të sigurohemi që të kufizohet limiti kohor i tyre për të folur, kanë vështirësi ta përfundojnë fjalimin. Ne kemi shtatë gratë në komitetin organizativ, por të gjitha e kuptojnë vendin e tyre”, ka thënë Mori.

Mori është kritikuar në rrjetet sociale dhe është bërë thirrje edhe për largimin e tij. Ai ka treguar për gazetën japoneze “Mainichi”, ka thënë se gratë në familjen e tij e kanë kritikuar.

“Mbrëmë, bashkëshortja ime më qortoi po ashtu. Këtë mëngjes më kritikuan edhe vajza e mbesa”, ka thënë Mori.

Mori ka kërkuar falje për fjalët, por ka insistuar se nuk do të jap dorëheqje.