Sport

Domgjoni shënon në humbjen e thellë të Zuerichut

 

Mesfushori shqiptar Toni Domgjoni e ka shënuar golin e tretë në Superligën e Zvicrës. Sidoqoftë, goli që e shënoi në minutën e 76-t, nuk ishte i mjaftueshëm për FC Zuerichun që ta shmangë humbjen e thellë 4:1 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boysi.

Ai hyri si zëevndësues në lojë në minutën e 56-t. Krahas tri golave në 18 ndeshje të elitës së futbollit helvetik, 22-vjeçari ka edhe dy asistime. Te Zuerichu, Fidan Aliti luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Blerim Xhemaili u zëvendësua nga Hekuran Kryeziu në minutën e 69-t. Mirlind Kryeziu ishte në stol te Zuerichu. Young Boysi pas xhiros së 18-t është në vendin e parë me 38 pikë dhe e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Zuerichu pas 18 ndeshjeve ka arkëtuar 25 pikë.