Sport

Juventusi refuzon Liverpoolin për mbrojtësin turk Demiral

Foto: FC Juventus

Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 57 milionë euro për mbrojtësin Merih Demiral në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mediat italiane kanë raportuar të martën se Liverpooli ka ofruar 57 milionë euro për mbrojtësin turk, por që nuk është pranuar nga klubi italian.

“Zonja e Vjetër” llogarit në shërbimet e mbrojtësit turk dhe nuk dëshiron ta shes. Demiral këtë sezon me Juventusin ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje në Serie A shkaku i problemeve me lëndime të shpeshta.

Ai u transferua te Juventusi nga Sassuolo në vitin 2019 për 20 milionë euro.