Arbër Zeneli do t’i bashkohet skuadrës së Remisit në stërvitje të enjten. Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri i skuadrës David Guion.
Trajneri francez ka konfirmuar se Zeneli, do t’i bashkohet ekipit në stërvitje për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. “Futbollistët të cilët nuk kanë luajtur si Arbër Zeneli, do të na bashkohet në stërvitje të enjten. Do të shohim situatën sesi do të jetë dhe më pas do të vendosim se a do të luaj në fundjavë”, deklaroi Guion. Zeneli ka munguar në dy ndeshje për Remisin shkaku i një lëndimi në muskul.