Sport

Rexhbeçaj shënon për Koelnin

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj ka shënuar një gol për Koelnin që po fiton në shtëpi ndaj Arminia Bielfeldit me rezultatin 3:1.

Rexhbeçaj e ka shënuar golin e tretë në minutën e 63-të të ndeshjes që po zhvillohet në kuadër të xhiros së 19-të të Bundesligës gjermane. Për 23-vjeçarin kosovar është goli i tretë në 18 ndeshje, ndërsa ka edhe dy asistime.