Sport

Berisha rikthehet me fitore te Reimsi

Valon Berisha është rikthyer në fushën e gjelbër pas një mungese prej dy ndeshjeve te Reimsi.

Mesfushori kosovar, luajti për 11 minuta në fitoren e skuadrës së tij prej 1:0 ndaj Starsbourgut.

Në këtë ndeshje mungoi futbollisti tjetër kosovar, Arbër Zeneli, për shkak të një lëndimi. Berisha këtë sezon me Reimsin ka 18 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe dy asistime.