Sport

Drita humb thellë nga Vorskla

Kampiones së Kosovës në futboll, Dritës së Gjilanit, nuk po i ndahen humbjet në fazën përgatitore. Pas disfatave nga skuadrat ruse Nizhny Novgorod dhe Chayka, të dielën Drita humbi edhe nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava. Rezultati në fund të ndeshjes së luajtur në Antalia ishte 5:0 në të mirë të Vorsklas.

Vorskla i takon pjesës së epërme të tabelës në elitën ukrainase. Prishtina më herët humbi edhe ndeshjen e Superkupës nga Prishtina.