Thomas Strakosha do ta shmangë operimin në gju, sipas mediave italiane. Portieri shqiptar ka vuajtur nga një lëndim në gju, por së fundi është raportuar se operimi nuk do të bëhet.
Stafi mjekësor i klubit italian ka njoftuar se lëndimin në gju portieri mund ta kalojë edhe pa iu nënshtruar operimit që ishte parashikuar të bëhej.
Strakosha ka humbur edhe vendin e titullarit te Lazio, pasi trajneri Inzaghi preferon Pepe Reinan.
25-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në Serie A. Kontrata e tij me kryeqytetasit skadon në vitin 2022.
Strakosha nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës përkundër përpjekjeve të drejtuesve të klubit.