Sport

Alonso mbetet te Chelsea

Foto: Reuters

Mbrojtësi i krahut të majtë, spanjolli Marcos Alonso nuk do t’i bashkohet asnjërës prej dy skuadrave spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit.

Të dy gjigantët spanjoll shprehën interesim për mbrojtësin spanjoll, por synimi tij është ta kthej vendin e titullarit te Chelsea. Klubeve spanjolle u mbetet të kërkojnë një mbrojtës tjetër të krahut. Futbollisti 30-vjeçar për ekipin anglez ka luajtur vetëm në tre ndeshje në Premier League. Me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Në të kaluarën Alonso ka luajtur për ekipin B të Real Madridit.