Sport

Xheko kërkohet nga Manchester Unitedi

Descriptive Text

Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Xheko mund të luajë sërish në Premier Leaguen e Anglisë. Interesim ka shprehur skuadra e Manchester United, raporton të enjten “Gazeta dello Sport”.

Xheko në të kaluarën ka qenë pjesë e rivalit të Unitedit, Manchester City. Veterani 34-vjeçar këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me në asistim për Romën në 15 ndeshje në Serie A. Me skuadrën e Romës ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shprehur edhe disa skuadra tjera evropiane.