Sport

Ballkani mposht edhe Montanan e Bullgarisë

Ballkani mposht edhe Montanan e Bullgarisë
Foto: FC Ballkani
 

Skuadra e Ballkanit ka fituar edhe miqësoren e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në Antalia të Turqisë, ku edhe po e kryen fazën përgatitore. Të enjten, Ballkani ka luajtur kundër ekipit elitar të Bullgarisë, Montanas që e ka mposhtur me rezultatin 3:1.

Për ekipin e trajnerit Bledi Shkëmbi, golat në këtë fitore i shënuan sulmuesit e krahut. Ermal Krasniqi shënoi dy gola kurse me një gol në këtë fitore kontribuoi Arbër Hoxha. Golin e nderit për ekipin bullgar e realizoi Toni Tasev. Para Montanas së Bullgarisë, Ballkani në Antalia ka mposhtur edhe Vorskla Poltavan (2:1), CSKA Moskën U21 (3:0) dhe Jagiellonian (2:1). Ballkani të premten do të kthehet në Kosovë për të vazhduar me përgatitjet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës që nis në fund të muajit të ardhshëm.