Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens ka shkruar të enjten “Sky Sports”. Mësohet se Arsenali po synon transferimin e Mertensit në fund të këtij edicioni pasi sulmuesi belg pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.
Mertens 33-vjeçar më herët ka paralajmëruar se sezonin e ardhshëm dëshiron të luaj në një kampionat tjetër dhe Arsenali është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për shërbimet e tij. Mertens ka kontratë me Napolin deri në vitin tjetër kurse këtë edicion në 20 ndeshje për ekipin italian në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime.