Sport

Juventusi insiston për Aouarin

Juventusi insiston për Aouarin
 

Kampioni i Italisë, Juventusi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar. Mediumet në Itali kanë raportuar të enjten se Juventusi i ka vazhduar negociatat me Lyonin për shkak se po synon transferimin e mesfushorit në fund të këtij edicioni.

Juventusi e sheh Aouarin si përforcim të duhur për sezonin e ri dhe është i gatshëm të shpenzoj rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. Aouar kohët e fundit ka prishur raportet me drejtuesit e Lyonit dhe ka paralajmëruar largimin nga klubi ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit 2023. 23-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po aq herë në 16 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat.