Sport

Manchester Unitedi befasohet në shtëpi nga Sheffieldi

Manchester Unitedi ka pësuar humbje befasuese sonte në “Old Trafford” nga Sheffield Unitedi në kuadër të Premier Leagues.

Unitedi është mposhtur 2:1 , në ndeshjen e xhiros së 20-të të Premier Leagues.

Kean Bryan (23’) dhe Oliver Burke (74’) shënuan golat për Sheffield Unitedin, ndërsa për Manchesterin golin e vetëm e realizoi Harry Maguirre (64’).

Unitedi me humbjen e pësuar ka lëshuar edhe rastin që të rikthehet në krye të renditjes. Renditjen e kryeson Manchester City me 41 pikë nga 19 ndeshje, një më tepër se Unitedi. Leicester City zë vendin e tretë me 39 pikë nga 20 ndeshje.

Leicesteri barazoi 1:1 sonte në shtëpi me Evertonin.

Image