Sport

Juventusi fiton thellë, arrin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi ka triumfuar thellë sonte 4:0 ndaj SPAL-it të Kategorisë së Dytë të Italisë, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Alvaro Morata (16’ penallti), Gianluca Frabotta (33’), Dejan Kulusevski (78’) dhe Federico Chiesa (90) realizuan golat për Juventusin.

Te SPAL-i në portë ishte portieri kosovar Etrit Berisha.

Juventusi në gjysmëfinale të Kupës do të përballet me Interin.