Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka thënë të mërkurën se nuk pret që mesfushori Dele Alli t’i bashkohet skuadrës së Paris Saint-Germainit gjatë afatit kalimtar të janarit.
24-vjeçari këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit te Tottenhami dhe vazhdimisht është raportuar se do të transferohet te PSG-ja, me kërkesën e trajnerit të ekipit francez Mauricio Pochettino, i cili ka punuar në të shkuarën me mesfushorin anglez.
Alli këtë edicion ka vetëm 74 minuta lojë në Premier League.
“E kam thënë prej fillimit të afatit kalimtar të janarit se nuk besoj që do të largohet apo do të afrohet ndonjë lojtar. Nuk besoj se do të ketë ndonjë lëvizje edhe pse afati kalimtar është i hapur ende”, ka thënë Mourinho.