Sport

Sevilla prezanton Gomezin

Descriptive Text

Mesfushori Papu Gomez edhe zyrtarisht është futbollist i Sevillas. Ekipi nga La Liga të martën mbrëma ka prezantuar Gomezin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2024. Gomez te Sevilla është transferuar nga Atalanta për tetë milionë euro dëmshpërblim, përfshirë edhe bonuset. Paga e Gomezit te skuadra spanjolle nuk është bërë e ditur por sipas mediumeve spanjolle mesfushori argjentinas do të marrë rreth 2.5 milionë euro në vit.

Gomez u largua nga Atalanta pas shtatë vjetëve për shkak të prishjes së raporteve me trajnerin Gian Piero Gasperini. Ai këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në të gjitha ndeshjet për ekipin nga Serie A.