Skuadra e Interit është afër arritjes së marrëveshjes me sulmuesin Lautaro Martinez për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Bëhet e ditur se palët parimisht janë dakorduar dhe gjithçka do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.
Pos rinovimit të kontratës, Lautaro do të ketë edhe rritje të pagës vjetore.
Atij, gjithashtu në kontratë do t’i përfshihet klauzola e lirimit në vlerë prej 111 milionë eurosh.
Kontrata aktuale e Lautaros me Interin skadon në verën e vitit 2023. Këtë edicion, Lautaro ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar pesë herë në 16 ndeshje në të gjitha garat për Interin.
Sulmuesi 23-vjeçar është pjesë e Interit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Racingu për 25 milionë euro.