Sport

Ndërpritet ndeshja Arbëria – Minaj, Prishtina mposhtet

Ndeshja miqësore ndërmjet skuadrës që garon në Superligën e Kosovës, Arbërisë dhe asaj elitare të Ukrainës, Minaj, nuk është zhvilluar deri në fund. Takimi që është dashur të zhvillohet të martën në Antalia të Turqisë është ndërprerë në gjysmë të pjesës së parë për shkak të reshurave të shiut, ka njoftuar klubi ukrainas.

Arbëria ishte duke avancuar 1:0. “Ekipet filluan ndeshjen, por luajtën vetëm gjysmën e pjesës së parë. Pastaj, gjyqtarët e ndeshjes vendosën ta ndërpresin lojën, sepse topi thjesht nuk rrokullisej në fushë”, shkruan në njoftimin e klubit nga Ukraina. Ndërkohë, Prishtina e ka humbur ndeshjen me rezultat 1:0 nga skuadra ruse, Chayka, që garon në Kategorinë e Dytë dhe zë vendin e 13-të me 33 pikë.