Sport

Mbappe mund të transferohet në Premier League

Kylian Mbappe

Liverpooli po i prin garës për të nënshkruar me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Sipas mediave franceze, Real Madridi, pas probleme financiare të shkaktuar nga pandemia ka hequr dorë nga Mbappe.

Paga e lartë që po kërkon ylli francez është e papërballueshme për madrilenët.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj Liverpooli, për ta bindur Mbappen, të transferohet në Angli.

Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga Mbappe.

22-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2022. Ai nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës.