Bayern Munichu po vazhdon interesimin për mbrojtësin e Leipzigut, Dayot Upamecano.
Mbrojtësi francez pritet të largohet nga Leipzigu pas interesimit të shumë skuadrave evropiane.
“Bavarezët” e shohin Upamecanon, si zëvendësues të Jerome Boatengut që do të largohet në fund të këtij sezoni.
Edhe trajneri Hansi Flick thuhet se u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se e dëshiron lojtarin.
Upamecano ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023. Ai ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh.