Ekipi i Ligës së Parë të Kosovës, Malisheva e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në Antalia, ku edhe po i kryen përgatitjet në prag të stinorit pranveror.
Malisheva të hënën ka triumfuar 2:0 ndaj ekipit U21 të Vorskla Poltavas nga Ukraina. Golat për ekipin e drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi u shënuan në pjesën e dytë nëpërmjet Altin Aliut dhe Edon Koxhës.
Malisheva e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Grupit A në Ligën e Parë në pozitën e dytë me 26 pikë, sa i ka edhe Dukagjini i Klinës që është kampion dimëror.